A do të rikthehet në PD nëse ndryshon gjithçka? Ja si përgjigjet Jozefina Topalli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për përplasjet brenda Partisë Demokratike. Sikurse dhe më parë, ajo i mëshoi i idesë se pa larguar Lulzim Bashën nga PD, nuk largohet Edi Rama.

Sipas Topallit, mungesa e një opozite të vërtetë ka bërë që Rama të marrë dhe mandatin e tretë pavarësisht skandale që kanë përfshirë qeverinë.

Pjesë nga biseda:

Përplasjet brenda Partisë Demokratike

Një njeri që ka dhënë dorëheqjen ndoshta dhe s’kishte pse bënte betejën për të gjithë ne të tjerët. Por ai ka nisur një lëvizje dhe kanë ndodhur aq gjëra sa duket sikur ka kaluar 1 vit, ka zgjuar bazën. Kjo është e rëndësishme. Hapja e debatit është themelor për të rindërtu të djathtën në tërësi që gati i kishte vdekur nervi.

Pa larguar Lulzim Bashën nuk ikën Edi Rama. Ai nuk është më kryetar i partie, nuk ke më as pse i kërkon dorëheqjen, se të humbësh 5 herë. Ai nuk pranon të shkojë në asnjë studio, nuk lejon as të tjerët që të flasin për këto çështje.

Do riktheheni në PD nëse gjithçka ndryshon?

Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte. Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta. Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin. Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën. Ai ka shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mënyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama por opozita e shitur.

You may also like