A do të ndërhyjë policia nesër në selinë e PD? Ja si përgjigjet Shemsi Prençi

by admin
Spread the love

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në një interviste televizive ka dhënë pikëpamjet në lidhje me situatën e PD se çfarë do të ndodh nesër me rastin e protestës së thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha me qëllim nxjerrjen e Lulzim Bashës nga selia blu.

Prençi tha se ishte fyerje e rëndë nga ana e të dy palëve që akuzojnë njëra-tjetrën se mbanin grupime të armatosura në rast të përplasjeve të dhunshme. I pyetur nëse policia do të ndërhynte ditën e nesërme gjatë protestës, Premçi tha se diçka e tillë do ndodhte vetëm nëse protesta do të përshkallëzonte në përdorimin e dhunës mes grupimeve të demokratëve që do jenë të pranishëm

Shemsi Prençi: Strukturat shtetërore mund të kenë informacione shumë më të hollësishme në raport me atë çfarë mund të ndodhë megjithëse unë shpesh herë edhe në takime me kolegë, kemi dëgjuar njoftime që jepen nga mediat për pasjen e mercenarëve brenda PD dhe pasjen e mercenarëve në mbështetje të Berishës. Në të dy rastet nuk mund ta besoj. Në rastin e parë Basha nuk njohet si politikan që gëzon mbështetjen nga mercenarë të tillë. Ne kemi parë prej kohësh që protestat e PD nuk kanë qenë të dhunshme. Gjithsesi sulmet e bëra një palët kanë arritur në ekstremitet duke thënë se palët mbështeten nga grupe të armatosura.

Atje ka grupime të demokratëve, dhe ti quash mercenarë është fyerja më e rëndë që mund të bëhet. Për 7 vite unë kam qenë anëtar politik i PD dhe do doja që këtë parti ta shikoja të unifikuar për t’u përballur me një kundërshtar politik që ka instaluar një regjim. Janë muajt më të qetë që qeveris Rama ku u tejkaluan skandalet e publikimit të të dhënave, të shitjes së testeve të Covid. Ky është një ndër skandalet më të mëdha që qarkullon dhe të mendosh se qeveria po qeveris komplet e qetë është për të ardhur keq sepse opozita është një pasuri kombëtare në kuptimin e plotë të fjalës.

A mund të ndërhyjë nesër policia?

Shemsi Prençi: Po të analizojmë problemin jashtë bindjeve politike duke qenë një punonjës shtetëror, edhe oborri edhe selia konsiderohet pasuri shtetërore sepse as nuk e kanë blerë demokratët dhe është një godinë e ndërtuar me taksa të shqiptarëve. Godina nuk është pasuri private por publike. Kur ndaj saj do të kryhen veprime të dhunshme, policia e shtetit duhet të veprojë për ta mbrojtur.

A do ketë kordon policie në selinë e PD?

Prençi: Qytetarët dhe demorkatët kanë të drejtë të shkojnë në selinë e PD dhe të protestojnë paqësisht dhe ndaj tyre nuk do ndërmerret asnjë veprim. Policia do ndërhyjë nëse do ketë përplasje dhe veprime të dhunshme.

You may also like