A do të kthehet Bora në Përputhen? Olsa Muhameti jep përgjigjen – Shqip

by admin
Spread the love

17:40 | 12 Dhjetor 2021

Gjatë transmetimit të puntatës së xhiruar e Përputhen Prime, moderatorja Bora Zemani ka përfunduar në spital.

Këtë e ka bërë të ditur mikesha e saj e ngushtë, njëherit këngëtarja shqiptare Semi Jaupaj, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka lajmëruar ndjekësit se ndodhet në dhomën e spitalit ku qëndron Bora Zemani, e lidhur me një aparaturë.

Pranë saj sigurisht kanë shkuar dy mikeshat e ngushta, Semi dhe Aulona.

Pas kësaj ngjarje njerëzit filluan një sërë aludimesh, por si është tani Bora Zemani?

Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” na tregoi se Bora është mirë pas një ndërhyrjeje që ka pasur. Ajo gjithashtu tregoi se Bora do të jetë prezente në puntatën e nesërme të programit të dashurisë.

Ende nuk e dimë se për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë , por duket të jetë diçka e lehtë.

 

 

Rikujtojmë se dje në Për’puthen Prime, ajo komentoi situatën e Erionit me dy vajzat, Mikelën dhe Ritvanën, duke dhënë një mesazh edhe për situatën e saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut./Shqip/

You may also like