A do të hyjë ASH në qeveri? Thaçi: Pyeteni Ali Ahmetin

by admin
Spread the love

Kryetari i PSSH-së, Menduh Thaçit tha se nuk i intereson nëse Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në qeveri apo jo. Sipas tij, kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet Ali Ahmeti, sepse siç tha “ai është që i merr ata në qeveri.”

Thaçi theksoi se koketimet me Ali Ahmetin dhe BDI-në i bën ish kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Kam informata por nuk është mirë të flas. Hiç nuk më intereson se çka bëjnë ata. Sepse unë mendoj se ata janë të përfunduar. Çdo minutë që unë dhe PDSH-ja merremi me ata është kohë e humbur. Unë dhe PDSH-ja duhet të merremi me njerëzit të cilët u mashtruan dhe votuan për ata. T’u flasim me fakte, me argumente, pa ofendime”, u shpreh Menduh Thaçi.

You may also like