A do të garonte për kryetar të PD? Edi Paloka e thotë troç

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai do të pranonte të kandidonte për kreun e PD-së vetëm nëse nuk do të kishte përballë ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Edi Paloka u shpreh se nëse kandidon Berisha, atëherë ai do të mbështesë ish-kryeministrin, pasi këtë gjë dëshirojnë të gjithë demokratët në këto momente.

“Të them të drejtën jam themelues i PD-së dhe kam 31 vite në atë parti, kam mendim shumë të mirë për veten, por nëse do të hyjë në garë Sali Berisha, unë do të mbështes Berishën. Në një situatë tjetër do ta mendoja. Në këto kushte nuk do të përplasesha me Sali Berishën“, tha Paloka.

You may also like