A do të futet në Big Brother VIP 2? Armina Mevlani jep përgjigjen përfundimtare

by admin
Spread the love

Blogerja shqiptare dhe moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, “Më lër të flas”, ku foli rreth marrëdhënies së saj me partnerin, Shkëlzen Berishën, raportin që ka me vjehrrin, Sali Berisha si edhe tregoi nëse do të jetë slk nk pjesë e Big Brother VIP 2.

Moderatorja u shpreh se hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk është eksperienca e saj e radhës, por ajo u shpreh se mund ta prezantonte, por pranon që duhet shumë eksperiencë.

Më poshtë, pjesë nga biseda e shkëputur nga emisionin “Më lër të flas” në Top Channel:

Donald: Pse nuk futesh në Big Brother VIP të fitosh dhe të çosh 100 mijë euro në shtëpi se ndoshta keni nevojë.

Armina: Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës.

Armina: Mund ta prezantoja, por jo…

Donald: Mos është luftë e hapur?

Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.

Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?

Armina: Çfarë doni që të bëj?!

Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.

Romeo: Nëse do të përzgjidhje mes Dalinës, Fatmës dhe Jerinës për të prezantuar emision që lejonte vetëm dy prezantuese? Kë do zgjidhje?

Armina: Dalinën, se kam një lloj kimie, duhet një lloj kimie për të prezantuar, ne njihemi, e njoh prej kohësh dhe jemi dy të kundërta.

You may also like