A do ta rikthejë Bora Zemanin në Përputhen? Flet autorja Olsa Muhameti

by admin
Spread the love

Ori Nebijaj zgjodhi mandatin e deputetes, duke lënë në mes rrugëtimin e saj si moderatore e Për’puthen. Në një situatë të tillë ku mungon prezantuesja e këtij emisioni, sigurisht që autorja Olsa Muhameti është vendosur në lëvizje për të gjetur atë që do të jetë në krye të këtij programi.

Në një intervistë për “Top Arena”, Olsa u shpreh se sigurisht është gjetur e papërgatitur në këtë situatë dhe akoma po shqyrton alternativat. “Ende nuk është vendosur diçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Me sa duket, Për’Puthen është program hit dhe moderatorët, prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në “Top Channel”.”

Nga ana tjetër Olsa dëshiron një rikthim të koleges dhe mikes së saj Bora Zemanit “në shtëpi”: “I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur”, përfundoi Olsa.

Lexo lajme interesante

You may also like