A do ta miratonit “Instalacionin” tek kryeministria në këtë kohë krize? Anila Denaj: Sigurisht që po, do miratoja çdo vendim qeverie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Log”, ku ka folur për paketën mbështetëse të qeverisë për qytetarët për të përballur rritjen e çmimeve.

E pyetur nga moderatori Xhafo, se a do ta miratonte ajo fondin për instilacionin tek kryeministria nëse do të ishte ende Ministre Financash, ajo tha se do të miratonte çdo vendim qeverie.

Pjesë nga biseda:

Denaj:280 milionë dollarë po ti shtosh edhe këtë pjesën janë në teknalitet 430 milionë dollarë. Kjo shumë vjen nga buxheti i shtetit që vjen me presionet e gjithë këtyre viteve, po bën diçka atë që është paketa e drejtpërdrejtë që është indeksimi, ashtu dhe bën një mbështetje të gjithë pjesës me të ardhura të ulëta dhe bizneset e vogla për mos rritur energjinë. 86000 bizne3se të vogla nuk paguajnë as TVSH, pjesë që shkon për rritjen e shpenzimeve familjare”.

Xhafo: Po të ishit ju Ministre e Financave, do ta kishit miratuar ndërtimin e instalacionit 3.7 milionë euro?

Denaj:Sigurisht që po”.

Xhafio: Pse?

Bozdo:Është i bukur të themi atë që është”.

Xhafo: Estetika e rilindjes është për tu vlerësuar.

Denaj:Keni udhëtuar këtë vit nëpër Shqipëri kaloni nga malet në det për 30 minuta”.

Xhafo: Kalimet nga malet në det i ka propozuar Sali berisha. Në 2013-zonjë kur Cambell pyeti socialistët se çfarë ka të fortë ky, ju i thatë rrugët, dhe ju tha paralizojeni, dhe ju thatë që rrugët nuk hahen.

Denaj:Unë them që veç estetikës ka dhe një objektiv tjetër. Unë vij nga sektori Bankar, vij nga një bankë gjermane e cila prej 20 vjetësh promovonte kursimin e energjisë. Zv.kryeminsitres do t’i thosha që ka harruar dhe disa elementë të tjerë, që nga karikuesi që të heqësh etj”.

Xhafo: Do ta miratonit?

Denaj:Do miratoja çdo vendim qeverie”.

Xhafo: Bode sa herë i ka thënë Berishës që kjo bëhet kjo nuk bëhet?

Denaj:Çfarë problemi ke me instalacionin, çfarë problemi të krijon. Kur fola për rrugë rurale ne nuk shkurtuam asnjë zë në 2020-2021 në asnjë zë. Unë në ato vite kisha të gjithë mundësinë të shkurtoja gjithë buxhetin për rrugët, por a do të kishe këtë numër turistësh. Çdo investim që bëhet sot asnjë investim nuk mund të shkurtohet”.

You may also like