A do rikthehet Arbër Hajdari për një edicion tjetër të “Big Brother VIP”?

by admin
Spread the love

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në  “Wake Up” dhe ka treguar pak për eksperiencën pas “Big Brother VIP”.

Ai ka folur ndër të tjera për dy çiftet që dolën nga programi: Einxhel – Dagz dhe Sarah – PM, duke treguar se kush mendon se do zgjasë.

“Ka dy mënyra për të dhënë këtë përgjigje. Nga ajo se çfarë shohim në rrjete sociale dhe çfarë thonë ata që janë afër tyre. Unë do flas për këtë të parën. Duken shumë mirë dhe u uroj jetëgjatësi. Einxhel i kam kërkuar falje sepse në fillim e kam parë pak me skepticizëm. Por tani duken mirë”, pranoi Arbër Hajdari.

Do dëshiroje të vijoje me eksperiencën si opinionist edhe në edicionin e dytë të “BBV”, duke marrë parasysh impaktin që ke pasur në publik?

Ndërsa më tej tregon nëse do e kemi sërish si opinionist në vazhdimësi të spektaklit me edicione të tjera.

“Kam shumë angazhime. Ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua. Kam dëshirë, por e shoh shumë të vështirë për shkak të angazhimeve”, u shpreh ai./revistawho.com

You may also like