A do ketë ndryshime të ndarjeve administrative? Taulant Balla tregon vendimin për zgjedhjet vendore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit është shprehur se PS nuk do të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit.

Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki dhe në vitin 2025 votojmë me 12 qarqe. Pra, ndryshime nuk do të ketë.

“Më lejoni t’ju shpjegoj, kemi pasur bisedime me përfaqësues të Grupit Parlamentar të PD-së dhe mund të ketë bashki të re nëse qenë bashki para 2015, ka një numër prej 5000 banorë por jo më pak…”, tha Balla.

You may also like