A do ketë ndërprerje të energjisë gjatë dimrit? Gazetarja tregon situatën

by admin
Spread the love

Gazetarja e Euronews Albania, Ola Xama shprehet se në stinën e vjeshtës pritet të ketë reshje shiu, të cilat pritet të përmirësojnë situatën me energjinë në vend.

“Mendohet se vjeshta do të jetë një periudhë e mirë dhe do të ketë energji për të furnizuar të gjitha kërkesat për konsum. Është një pjesë e mirë e prodhimit që e bëjnë hidrocentralet e vogla private”, u shpreh ajo.

Xama tha më tej se gjatë stinës së vjeshtës pritet të ketë një rënie të çmimeve të energjisë sepse do të ketë edhe një situatë më të mirë hidrik.

“Jemi më situatën KESH ka ndalur importet, mendon që do të kemi një rënie të çmimeve të energjisë në vjeshtë sepse do të ketë edhe një situatë më të mirë hidrike, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë Europën. KESH ka vendosur që importet t’i shtyjë për në vjeshtë dhe po konsumohet kaskada e Drinit.

Fierza është në nivelin e 273 metra, kjo do të thotë 12 apo 13 metra poshtë mesatarësh shumëvjeçare të kësaj periudhe. Nuk, jemi në pikën e vdekjes, por jemi duke iu afruar një nivel shumë të ulët të Fierzës. ”, tha gazetarja.

You may also like