A do jetë Sali Berisha pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme lokale? Juristja e njohur zbardh skenarët për temat më të ‘nxehta’ të momentit

by admin
Spread the love

Juristja e njohur, Brisida Gjikondi, ka komentuar ditën e sotme situatën politike në vendin tonë. Juristja tregoi se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Në 6 bashkitë këshillin bashkiak e ka PS, praktikisht parlamentin e tyre kanë të PS. Rasti i Shkodrës, edhe pse Voltana Ademi e cila i përket PD ka pasur harmoni me këshillin bashkiak. Ky është një rast pozitiv. Zgjedhjet janë pozitive, vë në plan të parë PD, sidomos Bashën, i cili duhet të tregojë sa i orientuar është. Ai do të ketë pengesë Berishën, ndërsa ky i fundit ka 0 shanse për të hy në zgjedhje. PD ka çuar një kërkesë në gjykatë kur u rikonfirmua Basha si kryetar. Berisha ka 0 shanse për të hyrë në zgjedhje dhe për të bërë parti të re! Mund të regjistrohet me kandidat të pavarur, koalicion nuk bën dot sepse nuk është parti me letra. “, tha ajo.

“Lufta” brenda PD është një nga temat më të “nxehta” të momentit. Lidhur me këtë foli edhe juristja e cila tha se Berisha dhe Meta në këtë përplasje duhet të lënë jashtë Ramën nëse kanë këllqe. Kjo pasi të dy në akuzat e tyre për njeri-tjetrin përmendin si pjesë të trekëndëshit të Bermudës edhe Rama, gjë që sipas saj është e “kot”.

“Basha është në ditë të brishta të ekzistencës së tij politike. Basha dhe Berisha e fusin në këtë betejë të tyre kot Ramën. Nëse kanë këllqe të merren me njeri-tjetrin nuk kanë pse fusin të tjerë në këtë betejë”, u shpreh juristja per Report tv.

Gjikondi për sa i përket pjesëmarrjes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale, tha se duhet të mësojë nga e shkuar dhe kandidatët e turpshëm siç i cilësoi të së kaluarës. Ajo përmendi konkretisht rastin e Shkodrës, kandidati i së cilës ishte me precedent kriminal.

“Shpresoj shumë që Rama të ketë nxjerr mesazhe nga rasti në Shkodër, i cili aq pak nuk ka reflektuar sa kërkon të marri sërish pjesë në garë. PS ka disa herë që turpërohet nga kandidatët e saj. Nuk është në nder të saj të ofrojë figura të tilla, kur ka pafund vajza dhe djem të mirë që mund t’iu ofrohet të jenë në krye të Bashkive.”, tha Gjikondi.

You may also like