A bëjmë një palë pushime bashkë?

by admin
Spread the love

Biznesmeni Finsik Syla, i njohur gjerësisht nga opinioni publik si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morinës ka dhënë një intervistë së fundmi në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në Ora News, ku tregoi të rejat e tij të fundit nga jeta personale.

I ngacmuar nga moderatori rreth jetës së tij të luksit dhe shpenzimeve marramendëse, Fisnik Syla deklaroi se harxhon shumë dhe i pëlqen t’ia bëjë qejfin vetes. Madje biznesmeni theksoi  se ka bërë dhe pushime në të cilat ka shpenzuar 50 mijë euro në Maldive.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i moderatorit i cili tha: “Fisnik më fal por a mund të bëjmë një palë pushime bashkë?“- tha gazetari me shaka, teksa kjo pyetje është pritur me shumë sportivitet edhe nga vetë biznesmeni.

Ai iu përgjigj se po, pasi Ronaldon e ka si vëlla. “Po si jo, ty të kam si vëlla, kështu që të marr me vete dhe shkpjmë”- ishte përgjigjja e Fisnik Sylës, i cili ndër të tjera u shpreh se është single.

You may also like