957 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen dy viktima

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.100 testime për Covid-19, nga ku janë diagnostikuar 957 raste të reja prej të cilëve 210 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 616 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.110.711 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 324.382, numri i pacientëve të shëruar është 310.377, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 është 9.361, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.644.


You may also like