91 shtete pjesëmarrëse në Olimpiadë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022” kanë bërë me dije se sot është mbyllur zyrtyarisht regjistrimi i 91 shteteve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë. Në total, 8.210 persona të akredituar kanë mbërritur në Pekin për të marrë pjesë në këtë event olimpik, që do të nisë më 4 shkurt.

Në këtë Olimpiadë merr pjesë edhe Shqipëria me skiatorin Denni Xhepa, që do të agrojë në disiplinën ski alpine. Ai dhe stafi shqiptar ka disa ditë që ndodhet në Kinë, ku dhe kanë nisur stërvitjen.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 32 raste të reja më Covid-19. Nga këto, 15 raste janë regjistruar në aeroport, në testet e kryera pas mbërritjes së delegacioneve olimpike. Ndërsa 17 raste të tjera janë regjistruar në Fshatin Olimpik, ku tashmë ndodhet shumica e pjesëmarrësve.

Numri i personave të infektuar me koronavirus nga 4 janari, ka kaluar 320 vetë edhe pse shumë prej tyre tashmë janë shëruar. Të gjithë të infektuarit janë nën monitorim dhe të izoluar në struktura të posaçme.

You may also like