85 raste të reja, asnjë i vdekur nga koronavirusi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë informoi se 85 persona janë të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, prej të cilëve 19 janë ri infektime. 60 nga të infektuarit janë regjistruar në Shkup, ndërsa 25 rastet e tjera janë regjistruar në 11 qytete. Në të njëjtën periudhë kohore nuk është regjistruar asnjë I vdekur, ndërsa janë shëruar 48 persona. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.936, numri i të shëruarve është 302.061, numri i të vdekurve është 9.303 dhe numri i rasteve aktive është 572. /SHENJA/


You may also like