80 milionë euro gati, PSG hap thesin për Endrick dhe Messinho

by admin
Spread the love

“PSG është klubi i vetëm që ka bërë një propozim zyrtar te Palmeiras”, kështu tha babai i talentit brazilian Endrick, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë.

Kampionët e Francës po nxitojnë ta bindin atë të transferohet në Ligue 1.

PSG gjithsesi nuk ka në shënjestër vetëm Endrick te Palmeiras. “Globo Esporte” raporton se francezët duan edhe 15-vjeçarin Estevao Willian, të dy pjesë e të njëjtit klub. Propozimi i kampionëve të Francës është interesant.

Ata i ofrojnë Palmeiras 50 milionë euro për transferimin e dy talenteve të tyre në Ligue 1. Kjo shifër me gjithë bonuse mund të shkojë deri në 80 milionë euro dhe klubi brazilian duhet të vendosë se çfarë të bëjë.

Sigurisht ata do mundohen ta kthejnë në ankand dhe të përfitojnë sa më shumë nga shitja e talenteve të tyre. PSG ka rivalë klube si Barcelona dhe Real Madrid, çka bën që edhe çmimi për ta, sidomos për Endrick, të rritet edhe më shumë./ Super Sport


Top Channel

You may also like