8 shkaqet e plakjes së parakohshme – Shqip

by admin
Spread the love

Disa duken përherë të rinj në moshë, disa të tjerë duken të mëdhenj para kohe. Edhe ky “hall” e ka rrënjën diku, patjetër. Besoj se jua merr mendja. Ku tjetër, përveçse te dieta jonë ushqimore dhe stili i jetetës në tërësi?

Po ju përmbledh 8 shkaqet e plakjes së parakohshme, duke u bazuar në elemente bazike të jetës, ushqimi dhe disa tipare lidhur me jetën e përditshme që ne kemi.

Nëse konsumoni shumë sheqer, dijeni se nuk është gjë e mirë për shëndetin tuaj dhe për pamjen tuaj të jashtme. Kjo nuk i bën mirë lëkurës. Gabimi i dytë është kur nuk përdorni krem mbrojtës nga dielli. Ju theksoj se kremi nuk duhet përdorur vetëm në verë, por gjithmonë. Pak, ama duhet përdorur.

Zakone të tjera të gabuara: Pini pak ujë, pini konsiderueshëm alkool dhe duhan, flini gjumë pa hequr make-upin, flini me fytyrë nga jastëku ose keni tension të lartë. Mos i përsëritni këto gabime. Për shembull, alkool pini rrallë. Një herë në javë del e tepron. Duhanin shmageni në maksimum.

Merrini në konsideratë këto këshilla dhe filloni të bëni një kthesë për hir të shëndetit dhe për hir të bukurisë suaj. Jam e sigurt se jeni të bukur në shpirt, por mund të jeni edhe në aparencë.

You may also like