8 rekomandime se si të përballoni të nxehtët gjatë ditëve të verës

by admin
Spread the love

Si të mundim të nxehtët gjatë ditëve të verës? Gjeni më poshtë 8 rekomandime:

1. Merrni ujë me vete: Kudo ku shkoni, merrni me vete një shishe me ujë të ftohtë

2. Shmangni: alkoolin, çajin, kafen, ushqimet pikante dhe të kripura që mund të rrisin dehidrimin

3. Freskohuni: Freskoni mjediset me ventilator ose kondicioner

4. Çlodhuni: Sigurohuni që keni fjetur dhe pushuar mjaftueshëm

5. Vishuni lehtë:  Vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe të pambukta

6. Ushqehuni shëndetshëm: Konsumoni më shumë ushqime të freskëta, si sallatë dhe fruta, pasi ato përmbajnë shumë ujë

7. Bëni dush: Dushi me ujë të ftohtë ju ndihmon të freskoheni në ditët e nxehta

8. Qëndroni në hije: Mbani një kapele ose merrni ombrellë për hije nëse jeni jashtë në një ditë të nxehtë/ Shendeti.com.al

You may also like