8 mungesa përballë Empolit, Allegri grumbullon 3 lojtarë nga Under 23

by admin
Spread the love

Juventusi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Empolit, që do të luhet nesër në orën 18:00 në “Castellani” dhe do të transmetohet Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Bardhezinjtë kërkojnë të marrin hak për humbjen 1-0 që pësuan në “Allianz” në javën e dytë të Serie A.

Trajneri Allegri duhet të bëjë pa ndihmën e shumë lojtarëve të rëndësishëm, pasi kundër Empolit do të mungojnë Rugani, Chiellini, Alex Sandro, McKennie, Bernardeschi, Dybala, Kaio Jorge dhe Chiesa.

Prandaj për këtë sfidë ka grumbulluar 3 lojtarë nga skuadra U23: sulmuesit Marley Aké dhe Matias Soulé si dhe mesfushorin Fabio Miretti. / Oversport.tv

You may also like