8 Marsi- ditë kushtuar gruas/ Qytetarët me lule në dorë për të gëzuar gratë – Shqip

by admin
Spread the love

“Sot është 8 marsi, e cila shënohet si ditë e gruas. Pas meje është pamja më e bukur të cilët arritëm ta shohim deri më tani. Gjithsecili ish drejtuar drejt tregut për të blerë lule për ti gëzuar gratë e tyre”, tha gazetarja Neal Sejfulla.

Qytetaret thonë se dhurata e luleve është simbolike, por presin më shumë respekt e mbi të gjitha shëndet.

“Veçanërisht asgjë përveç respekt këtë, vetëm respekt për gratë të respektohen, vlerësohen po por ka edhe nga ato që nuk vlerësohen mjaftueshëm por gjithsesi mendoj se vlerësohen”.

“Lule me e bukura kishte qenë lule. Por më e rëndësishme të kemi shëndet, shëndet dhe lumturi ajo është”, tha një qytetare.

“Unë shesë i jap para, çfarë tu blejë,  ju jap para vajzës gruas për të blerë vet dhe kaq”, tha një qytetar.

Kjo ditë është e veçantë edhe për shitësit e luleve, të cilët sot kanë dalë që në orët e para për tu shërbyer atyre që duan të blejnë.

“Sot është ditë e bukur për vajzat, për nënat, për të gjithë. Këtë ditë shumë e dua që nga mëngjesi shoqeve ju kam dhuruar, nga ora gjashtë në mëngjesit kam shitur, kemi shitur shumë, shumë ka shitje është ditë shumë e bukur”, tha një shitës.

Ky shitës zotëri, dëshiroi që këtë ditë ta mbyll duke na bërë dhuratë edhe neve./tvklan.mk

You may also like