7 ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive – Shqip

by admin
Spread the love

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.

Çaji jeshil – Rekomandoj pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës. Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.

Lëngu i Limonit – Sipas të dhënave lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik. Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh.

Boronicat janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës. Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkolike.

Lëngu i karrotës – Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Xhenxhefil – Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija. Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.

Ushqimet e pasura me antioksidantë – Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.

Rigoni dhe nenexhiku – Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve. Mund t’i përdorni si çaj si çdo çaj tjetër bimor. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret.

Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët. Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave të ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta.

You may also like