Mbrëmë , në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë pati të shtëna me armë pas një konflikti verbal mes disa të rinjve dhe për pasojë 7 persona mbetën të lënduar. Sinjali mëson ekskluzivisht se në rast dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.
Burimet e Sinjalit thonë se Andi dhe 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa nga gjuajtjet me armë e disa nga gotat e qelqit.
Sinjali po ashtu ka mësuar se personat e tjerë që mbetën të lënduar janë K.R., A.A., L.S., G.H., A.G dhe N.N. (Emra të njohur për redaksinë)
Policia tashmë e ka konfirmuar rastin zyrtarisht, me ç’rast kanë bërë me dije se dy persona dyshohet se kanë gisht në sherrin te ky lokal.
Në mesin e të plagosurve në konfliktin e armatosur të premtën vonë në Prishtinë janë edhe dy mërgimtarë nga Amerika.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Nue Nikqi dhe Ardita Aliaj kanë qenë të pranishëm në lokal kur kanë pësuar rastesisht nga konflikti mes dy grupeve në lokal.
Sinjali mëson ekskluzivisht se në rast dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.
Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .
Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.