7 persona kapen me drogë në Shkup, në mesin e të arrestuarve dy shtetas të Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen mes 28 dhe 29 majit ka kryer kontrolle në dy lokale të gastronomisë në Shkup dhe në një lokal ku po mbahej koncert, pas çka ka ka arrestuar 7 persona. Personat në fjalë janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike.

“Kështu, te R.D.(25) dhe te H.A. (32), të dy nga Republika e Kosovës, janë gjetur nga tri pako me lëndë pluhuri të bardhë, te J.K. (37) nga Gostivari, është gjetur një lëndë e ngurtë, te Z.D. (32) nga Kërçova është gjetur marihuanë, ndërsa te C.S. (27) nga Demir Kapia – marihuanë dhe materie e ngurtë. Personat janë ndaluar në Komisariatin e Policisë Karposh dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse. Gjithashtu në Stacionin Policor në Qendër është ndaluar S.G. (24) nga Shën Nikolla, ndërsa I.H. (20) nga Shkupi është ndaluar në Stacionin Policor Aerodrom, pasi gjatë kontrollit në objekte hoteliere është gjetur materie pluhur”, thonë nga MPB.


You may also like