7 goditje për t’u rikthyer në majë, Barcelona e frikshme në merkato

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, Barcelona po planifikon që të bëjë shtatë afrime në merkato, që të përballojë denjësisht sezonin e ardhshëm.

Nga Chelsea synohet të merret Christensen, ndërkohë që është arritur tashmë marrëveshja me Azpilicueta dhe po punohet edhe për të sjellë në Spanjë Marcos Alonso.

Në mesfushë, përveç Kessie që tashmë është konfirmuar, synohet njëri mes Zubimendi, Tchouameni dhe Rúben Neves.

Në sulm synohet braziliani i Leeds Raphinha dhe vëzhgohet me kujdes edhe situata e Lewandowskit te Bayerni i Mynihut. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona twitter

You may also like