650 zarfe me fletëvotime arrijnë në Kosovë për Dragashin, kontestohen 26 pre tyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

650 zarfe me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës janë pranuar nga Zyra e Sekretariatit në KQZ, për zgjedhjet që i përkasin Komunës së Dragashit, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së, ku u diskutua për këtë proces. Aty u tha se prej 381 pakove me fletëvotime që i kanë pranuar, 26 raste janë që nuk i kanë plotësuar të dhënat dhe që duhet të vlerësohen dhe të procesohen tutje.

“21 persona janë të cilët nuk e kanë shkru datën e lindjes, 2 janë që nuk e kanë shkru datën e lindjes dhe emrin e prindit dhe 3 persona janë që nuk e kanë shkru emrin e prindit në kopjen e letërnjoftimit”.

Buzhala tha se si divizion e kanë pa të arsyeshme që këto 26 raste të aprovohen.

Florian Dushi, anëtar i KQZ tha se kjo është diçka që KQZ nuk e ka praktiku qe një dekadë.

“Prandaj për këtë rast konsideroj që diçka është shkru nga ajo pjesa çfarë ne kemi kërkuar është përmbush dhe qëllimi i kërkesës sonë zgjedhore, sepse qytetarët kanë shkru me dorëshkrim të dhënat e tyre. Ashtu qysh ne e kemi kërku. Konsideroj që shërbimi i votuesve duhet ta ketë parasysh faktin kur vjen me një rekomandim të tillë që kjo pastaj të bëhet shkas për të goditur vlefshmërinë e krejt procesit zgjedhor. Në parim sa më përket mu qëllimi është arrit, që ka qenë me votuesin me detyru qe me dorëshkrim me i dhanë të dhënat e veta, por jam kundër që kjo pastaj të përdoret si bazë për të kontestuar vlefshmërinë e komplet procesit zgjedhor”, ka thënë ai.

Alim Rama, anëtar i KQZ kërkoi që këto 26 votime të mos pranohen.

“Pasi këto të dhëna kanë qenë specifike me vendimin e Gjykatës Supreme, ne në qoftëse tash bëjmë lëshime kam frikë që kontestohen edhe ky proces. Nëse 26 prej tyre nuk i kanë plotësu këto të dhëna mendoj që më e sigurt që këto fletëvotime mos me u pranu”, tha ai.

Kurse Arianit Elshani tha se është që të aprovohet ky rekomandim
“Për faktin që nuk bëhet fjalë për ndonjë numër të madh. Une jam pro që mos të pranohen”, propozoi Elshani.

Edhe anëtari tjetër i KQZ-së Ibrahim Selmonaj tha se e mbështet rekomandimet e shërbimit votues.

Rifat Krasniç kritikoi Besnik Buzhalën për këtë propozim, dhe e cilësoi si gabimin më të madh deri tani.

“Për çka ju me marr ju me pru këtë kur e keni marr një vendim. Na e kemi një vendim nga Gjykata Supreme, ti ske pas nevojë këtu me pru këtë Besnik, ky ështe gabimi ma i madh që e ke bë deri tash”.

Pas diskutimit nga anëtarët e KQZ për këtë rekomandim, u votua me gjashtë vota për, dy kundër dhe dy të tjerë absetuan.

You may also like