64 deputetë votuan për Rendin e ditës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi sot pasdite e filloi seancën për rikonstruimin e Qeverisë. Në rend të ditës të seancës së 104-të janë Propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë, Propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave dhe Propozimi për emërimin e zëvendësministrave.

Rendi i ditës i seancës u miratua me 64 vota “pro”, nga 115 deputetë të pranishëm. Nuk kishte kundërshtues apo abstenues.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e shfrytëzoi mundësinë për t’iu drejtuar deputetëve, duke e theksuar nevojën për stabilitet dhe interesat e larta të shtetit. Kovaçevski në fillim të seancës, shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve njerëzore në tërmetet në Turqi dhe Siri.

Koordinatori i deputet grupit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në një vërejtje procedurale tha se në bazë të nenit 221 të Rregullores së punës, shkarkimi i ministrave është dashur të jetë në rend dite në mënyrë vetanake, duke bërë të ditur se deputetët e opozitës do të diskutojnë në mënyrë aktive në seancë.

Me rikonstruksionin, Aleanca për Shqiptarët hyn në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Alternativa largohet prej saj.

Paradite në seancën e Kuvendit janë konfirmuar dorëheqjet e ish-ministrave të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ndërsa në kuadër të seancës së 104-të, mbetet të shkarkohen tre ministrat nga Alternativës – i Shëndetësisë, Bekim Sali, i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi, ministër pa dikaster përgjegjës për Diasporën, të cilët deklaruan se nuk do të marrin pjesë në mbledhje.

Ministrat e rinj do të jenë Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, të tre nga radhët e ASH-së, si dhe Kaja Shukova nga LSDM-ja për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

You may also like