“60 plumba”, Duka zbulon emrin e personit që i dërgoi mesazhin

by admin
Spread the love

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës.

Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin, teksa ka zbuluar se ka marrë një kërcnim në telefon.

Armand Duka, Ngjarje: Kam dëgjuar shumë gjëra. Atë konfliktin e FSHF me kryetarit të bashkisë. është shumë e rëndë. Uroj të mos ketë lidhje personalisht.

Kërcënim me telefon për jetën: PO.

“Kam qenë në stadium për ndeshjen Dinamo-Tirana dhe më thanë nga familja që shpërtheu tritoli. Uroj shumë që të mos ketë lidhje me Veliajn. Më ka ardhur edhe një mesazh kër.cënues para disa ditësh. “Ti luan me dy standarte, ti tallesh me lekët tona. Jep dorëheqjen për 24 orë ose 60 plumba i ke në kokë. Betimi është bërë”. I ktheva përgjigje në fakt por nuk shkoi se kishin mbyllur numrin. Ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë se u kontrolluam”, u shpreh Duka.

I pyetur nëse do të kandidoj për një mandat të 6 në FSHF, Duka është shprehur: “Nëse ky ishte një paralajmërim për mua që të mos kandidoj, do të kandidoj. Nëse nuk ishte paralajmërim për mua, do ta mendoj”, tha Duka.

You may also like