60 mln € në vit dhe dy klauzola, arabët të “marrosur” pas trajnerit të njohur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sirena arabe për Jose Mourinhon.

Drejtuesit e Federatës Saudite kanë piketuar “Special One” si trajnerin e duhur për Kombëtaren. Për ta bindur të lërë Romën, trajnerin e njohur portugez e pret një ofertë e parefuzueshme.

Për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite i ofrohen 120 mln euro për dy sezone: ndryshe 60 mln euro në sezon. Nëse pranon, Mourinho do të kthehej në trajnerin më të paguar në histori.

Për momentin kryeson Diego Simeone (Atletico Madrid) me 40 mln euro në sezon. Sauditët kanë përgatitur një propozim të veçantë për teknikun e Romës.

60-vjeçari mund të ndërpresë bashkëpunimin pas vitit të parë, por jo vetëm. Mou mund të rinovojë deri në vitin 2026, duke marrë pjesë me Arabinë Saudite në Botërorin e radhës.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete të ndryshme: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Mourinho ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Aktualisht përfiton 7.5 milionë euro në sezon.


Top Channel

You may also like