60 milionë në arkat e Brighton, Cucurella është blerja më e re e Chelsea

by admin
Spread the love

Marc Cucurella është zyrtarisht një lojtar i Chelsea, sepse klubi anglez ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Brighton për të rrëmbyer 24-vjeçarin spanjoll.

Mbrojtësi i ka kushtuar “bluve” të Londrës pak më shumë se 60 milionë euro. Drejtuesit e Chelsea po mundohen që të mbyllin në kohë burokracitë e blerjes dhe të përfshijnë Cucurellan në listën e lojtarëve në dispozicion të teknikut Tuchel për sfidën e nesërme në kampionat kundër Evertonit.

Cucurella është një futbollist i formuar në akademinë e Barcelonës, që spikati me fanellën e Brighton sezonin e kaluar në Premier League. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like