6 teknikat e masazhimit që do t’ju lehtësojnë dhimbjet e shpinës dhe qafës

by admin
Spread the love

Të gjithë kanë tendencën për të punuar shumë dhe shpeshherë edhe me orare të zgjatura. Pas një dite të lodhshme është i nevojshëm një masazh, i cili do t’ju lehtësojë dhimbjet e shpinës dhe të qafës. Ne ju shfaqim disa nga këto teknika që do t’ju ndihmojnë sipas ‘Bright Side’:

1-Për t’u relakasuar përdorni teknikën e vetëmasazhimit, duke ushtruar presion në pika të veçanta të trupit. Për të lehtësuar dhimbjet e qafës ushtroni presion tek gishti i madh i dorës dhe për dhimbjen e shpinës ushtroni presion tek shputa e këmbës midis gishtit të parë dhe të dytë.

2-Dhimbja e shpinës mund të lehtësohet edhe duke përdorur topat e tenisit. Shtrihuni diku dhe mbështetuni tek dy topa tenisi të vendosur në shpinën tuaj. Gjunjët përthyejini dhe më pas ngrini pjesën e barkut lart, duke formuar urën.

3-Dhimbja e qafës mund të shërohet duke vendosur një peshqir të nxehtë.

4-Ushtroni presion me dorën e majtë mbrapa qafës dhe lëvizeni dorën drejt shpinës.

5-Për kurimin e këtyre dhimbjeve janë dhe teknika të tjera si për shembull ‘shiatsu’. Një teknikë kineze që ushtron presion me anë të gishtave të mëdhenj të duarve në pika të ndryshme muskulore.

6-Teknika e gurëve të nxehtë është efektive gjithashtu. Vendosja e këtyre gurëve në shpinë ndihmon në çlirimin e muskujve./revistawho.com

You may also like