6 persona u vranë gjatë paradës së 4 korrikut në SHBA, policia arreston autorin e dyshuar

by admin
Spread the love

Policia amerikane ka arrestuar një autor të dyshuar pasi gjashtë persona u vranë nga shtënat masive në paradën për Ditën e Pavarësisë dje në Highland Park, Illinois.

Robert Crimo , 22 vjeç, u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër, tha policia.

Personi i armatosur u ngjit në një çati, duke qëlluar mbi spektatorët me një pushkë me fuqi të lartë.

Disa orë më vonë, dy oficerë policie u plagosën nga të shtënat në Filadelfia gjatë një shfaqjeje të 4 korrikut.

Personi i armatosur hapi zjarr në paradën, pranë qytetit të Çikagos, rreth orës 10:15 me orën lokale, vetëm pak minuta pasi nisi ceremonia.

Pesë të rritur u vranë në vendngjarje, si dhe një viktimë tjetër për të cilën mjeku lokal tha se vdiq në një spital aty pranë.

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër 22-vjeçarit dhe nuk ka të dhëna për ndonjë motiv të mundshëm për aktin e rëndë.

Sulmi në Highland Park vjen vetëm një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, Nju Jork.


Top Channel

You may also like