6 gjërat që duhet të bëni çdo ditë për sukses – Shqip

by admin
Spread the love

Ndërsa ne të gjithë admirojmë personat e pasur dhe të famshëm, supozojmë se rruga e tyre e suksesit ka qenë shumë e komplikuar.

Sigurisht ka qenë, por disa zakone të tyre janë ato që ne mund t’i vëmë në funksionim të jetës sonë. Në fakt, në një studim 5 vjeçar të milionerëve, autori Tom Corley zbuloi se pothuajse gjysma e tyre zgjoheshin të paktën tre orë përpara fillimit të ditës së tyre të punës. Pra, filloni të vendosni alarmin tani!

Arsyeja pse ata zgjohen kaq herët? Epo kanë shumë për të bërë …

Marrin kohë për t’u ushtruar

Ne tashmë e dimë se stërvitja është e mirë për trupin tonë, por është gjithashtu e mirë për mendjen tonë. Thuhet se Oprah ushtrohet çdo mëngjes para se të fillojë ditën e saj dhe kjo është një mënyrë e mirë për të gjithë ne për të filluar ditën. Kjo do t’ju bëjë të performoni më mirë gjatë ditës suaj të punës: Një studim nga viti 2018 zbuloi se duke lënë mënjanë vetëm 10 minuta për një stërvitje të lehtë, përmirëson kujtesën tuaj.

Motivohen

Bëni çfarëdo që t’ju nevojitet për të rritur moralin tuaj dhe për t’u motivuar. Kjo mund të përfshijë meditimin, relaksimin apo thjesht pak kohë për të reflektuar. Steve Jobs e fillonte çdo ditë duke pyetur veten: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë që po bëj?” Meditimi, leximi dhe shijimi i një podcast janë të gjitha mënyra për të ndihmuar në nxitjen e motivimit tuaj.

Krijojnë kohë për ata që duan

Koha për familjen është e rëndësishme dhe marrëdhëniet formojnë çdo fushë tjetër të jetës sonë. Një studim 75-vjeçar i udhëhequr nga Harvard Medical School zbuloi se marrëdhëniet e ngrohta dhe pozitive kanë rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër në jetën tonë.

Bëjnë një plan

Bëhuni aq të detajuar dhe preçizë sa të jetë e mundur. Për shembull, Elon Musk është i njohur për të programuar punën e tij në vetëm 5 minuta! Nëse dita juaj ka një plan dhe një kalendar solid, atëherë ju keni më shumë gjasa që të jeni pjesë e atij plani.

Janë të lumtur dhe pozitivë

Po, kjo është diçka që duhet të jetë në listën tuaj të detyrave! Vetëm ndani energji pozitive dhe fillojeni ditën me nota optimiste. Një studim i botuar në vitin 2011 nga Wharton School dhe Fisher College zbuloi se gjendja e njerëzve në mëngjes ndikon në produktivitetin e tyre gjatë gjithë ditës. Rutina e mëngjesit e sipërmarrësit dhe investitorit Gary Vaynerchuk përfshin një thirrje telefonike me familjen e tij ndërsa shkon në punë.

Fillojnë dhe mbajnë një rutinë të shëndetshme

Kjo rutinë e shëndetshme në mëngjes mund të përshtatet me nevojat dhe mënyrën e jetesës, por është e rëndësishme që të qëndroni besnik në të. Zakonet rutinore dhe të shëndetshme do t’ju aktivizojnë, do t’ju frymëzojnë dhe do ta bëjnë ditën tuaj më të mirë – personalisht dhe profesionalisht!

Koha për të vendosur atë alarm për të nesërmen dhe për të filluar është tani!

You may also like