6 gjëra që ‘Sunny Hill Festival’ nxori në pah rreth Dua Lipës dhe që e bëjnë atë më shumë se thjesht një artiste – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa nga emrat më në zë në skenën ndërkombëtare si J Balvin, Skepta, Mahmood, Diplo performuan krah artistëve më IN shqiptarë. Për 4 ditë Dua qëndroi në Prishtinë duke marrë pjesë në aktivetet të ndryshme që drejtuan sytë e gjithë botës nga Kosova për 4 ditë. (KLIKO)

3 çmime ‘Grammy’, 6 ‘Brit Awards’, kënga më e transmetuar e vitit 2021 në SHBA (“Levitating” ), 9.7 miliardë streams në Spotify dhe pafund arritje e rekorde mban Dua Lipa mbi shpinë në moshën 26-vjeçare duke u bërë artistja më e suksesshme shqiptare dhe një nga më të suksesshmet në botë. Këtu janë 6 fakte interesante që kemi zbuluar rreth saj gjatë ‘Sunny Hill Festival’.

 1. Dëgjon dhe di tekstet e këngëve shqiptare

Po, po Dua dëgjon muzikë në shqip. Ajo është filmuar duke kënduar këngën “Era” të Mc Kreshës, “Dridhe” të Tingulli Trend e jo vetëm.


2. Flet shqip

Mund të duket normale, por duke marrë parasysh faktin se ajo ka lindur në Londër, jeton andej prej vitesh nuk është edhe aq e lehtë të flasë ende gjuhën amtare.

Gjatë këtyre ditëve nëpër intervista e komunikime të ndryshme me fansat Dua ka folur shqip. “Qysh e ke emrin” e ka pyetur një fanse që po i firmoste autograf.

3. Në mbështetje të artistëve të tjerë

Dua është një nga emrat më të njohur dhe suksesshëm aktualisht në tregun ndërkombëtar, por shumë mbështetëse ndaj kolegëve të saj. Ajo ka qenë çdo natë në festival duke mbështetur artistët që kanë performuar jo vetëm në rrjetet sociale. Për shembull në këtë video Dua është e para që ndez blicin e telefonit kur kërkohet nga J Balvin.

4. Gjithmonë modeste dhe me këmbë në tokë

Përveçse po organizon një festival të përmasave të tilla duke sjellë për Kosovën përfitime finanaciare dhe promovim ndërkombëtar, Dua është treguar shumë sportive dhe me këmbë në tokë. Videoja ku iu përgjigjet disa të pranishmëve nëse e jep nëna nuse në katun është një shembull nga shumë të tjerë.

5. Dua dhe simbolet nacionale

Dua duket se e do shumë simbolin e shqiponjës me duar. Ajo nuk humbet rastin ta realizojë atë kurdo duke elektrizuar gjithë të pranishmit.

6. Përpjekje për të zgjedhur çështje politike

Po, po Dua po mundohet të shkojë përtej rolit si artiste. Këtë vit faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka nisur në rrjetet sociale një një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave.

Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree (më lër të lirë) për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, thuhet në postimin e “Sunny Hill Festival”.  Vetë Dua Lipa ka ripostuar në profilin e saj në Instagram,, fushatën e publikuar në faqen e “Sunny Hill.”Prandaj, të gjithë e DUAn!!

 

You may also like