542 raste të reja, 7 të vdekur nga kovid-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5 990 testime ndërsa janë regjistruar 542 raste të reja.
Në Shkup janë regjistruar 280 raste, Manastir-52, Ohër-32, Kavadar-31, Prilep-28, Strumicë-20…
Janë regjistruar 298 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga KOVID-19 jetën e kanë humbur shtatë persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 225 049 raste, janë shëruar 211 846, ndërsa jetën e kanë humbur 7 960 persona.
Numri i rasteve aktive është 5 243. /SHENJA/


You may also like