51 gradë në Tropik, studimi: Deri në 2100, i nxehti ekstrem do të bëhet i zakonshëm!

by admin
Spread the love

Teksa valët vdekjeprurëse të të nxehtit janë bërë më të zakonshme gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e botës do të jetë në darën e “nxehtësisë ekstreme” deri në vitin 2100, dhe më rregullisht, sipas një studimi të fundit.

Ky hulumtim tregon se tropuki dhe zonat subtropikale  duke përfshirë nënkontinentin indian, pjesë të mëdha të Gadishullit Arabik dhe Afrikës Sub-Sahariane, do të përjetojnë deri në fund te shekullit, temperatura të rrezikshme në shumicën e vitit.

Sipas studimit të publikuar në Communications Earth, kjo ka të ngjarë të ndodhë edhe nëse do të arrihet një lloj suksesi në  kufizimin e ngrohjes globale në 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Por nëse emetimet nuk kontrollohen, një numër i madh njerëzish në këto rajone mund të përballen me periudha “makthi” për shkak të vapës ekstreme.

“Ekziston rreziku që miliona njerëz të jenë vërtet shumë të ekspozuar ndaj këtyre temperaturave jashtëzakonisht të rrezikshme në një mënyrë që ne nuk e kemi parë ndonjëherë deri tani,” tha autori kryesor i studimit, Lucas Vargas Zeppetello nga Universiteti i Harvardit. Jashtë tropikut, valët vdekjeprurëse të të nxehtit sipas tij, ka të ngjarë të kthehen në dukuri vjetore.

Valët e forta të të nxehtit –që mendohet se janë bërë më të ashpra e më të shpeshta nga ndryshimet klimatike – po ndihen tashmë në të gjithë botën, duke kërcënuar shëndetin e njerëzve, jetën e egër dhe rendimentin e të korrave.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like