“5004 delegatë në Kuvendin e PD-së?” Bardhi i kthehet gazetarëve: Listat nuk ua jap, nuk i nxjerr në Lanë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë detaje në lidhje me procedurat që janë ndjekur në zhvillimin e punimeve të Kuvendit të PD-së të shtunën e 18 dhjetorit. I pyetur nga gazetarët nëse do t’i kenë listën e plotë me emrat e delegatëve dhe funksionet e tyre, Bardhi ka refuzuar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka thënë se nuk do ua japë listat askujt, pasi sipas tij listat nuk janë për t’u nxjerrë në Lanë.

“Nuk do ua jap, sepse PD është institucion, nuk shpërndan lista, nuk nxjerr në Lanë e në rrugë lista, dhe as shumëfishon lista. Ne po bëjmë transparencë të plotë të emrave. Boll i kemi lodhur demokratët. Tani demokratët do të punojnë për demokratët. Ka mbaruar ajo kohë. Tani kjo parti ka vetëm një interes, atë të demokratëve. Pengmarrja e kësaj partie për interesa financiare të njërit apo tjetrit ka marrë fund. Pengmarrja e kësaj partie për halle personale ka marrë fund. Kemi përgjegjësi dhe detyrim ndaj ish-pronarëve për t’iu dhënë pronat, ndaj ish të përndjekurve për t’iu dhënë dëmshpërblimin”-tha Bardhi.

You may also like