5 vite dashuri, kohëra kur… (FOTO)

by admin
Spread the love

Ori Nebiaj është një nga moderatoret simpatike të ekranit shqiptar, të cilën prej gati dy muajsh e shohim të prezantojë programin e dashurisë ‘Përputhen’ në Top Channel. Ajo duket se ka fituar tashmë zemrat e publikut shqiptar, teksa prej vitesh e shohim në media.

Moderatorja e dashur është edhe shumë aktive në rrjete sociale, ku thuajse çdo ditë ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj e përditshme. Edhe së fundmi, Ori ka bërë një postim, ku shfaqet shumë nostalgjike për kohët e saj të vjetra dhe punën e saj të vjetër.

‘Apapapa kohëra kur zgjoheshim që në 6 të mëngjesit! 5 vite dashuri dhe gjej rastin t’ju falënderoj të gjithëve që na bëtë mua dhe @isli_islami pjesë të mëngjesit tuaj çdo ditë’ – shkruan Ori Nebiaj në Instagram.

Emri i moderatores është përfolur gjatë gjithë ditës së sotme si personi që do të marrë mandatin e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së deputetes Grida Duma këtë të martë.

Lexo lajme interesante

You may also like