5 të vdekur, gjashtë të zhdukur nga shpërthimi gjigant në fabrikën e çokollatës në SHBA (Video-foto)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një shpërthim masiv në një fabrikë çokollate në SHBA ka lënë mbrëmë pesë njerëz të vdekur dhe gjashtë të tjerë të zhdukur.

Shpërthimi i pashpjeguar në fabrikën R.M Palmer Co. në Pensilvani ngriti shtëllunga gjigante tymi të zi në qiell.

Pamje nga vendngjarja tregonin copa të objektit të shkatërruar që binin në rrugë, ndërsa forca e plasjes dridhte kamerat e sigurisë.

Zjarri që pasoi shkatërroi krejtësisht një ndërtesë dhe dëmtoi disa objekte rezidenciale pranë saj.

Zyrtarët e emergjencës mbërritën në vendngjarje dje në orën lokale 18.00

Shkaku i shpërthimit në komunitetin rreth 70 km në veriperëndim të Philadelphia, është ende duke u hetuar, thanë autoritetet.

Tetë persona të plagosur u dërguan në spitalin e Reading, tha zëdhënësja shëndetësore vendore Jessica Bezler.

Liz Soto ishte dëshmitare e shpërthimit dhe tha se po kërkonte një shoqen e saj që punonte në fabrikë. Ajo tha për rrjetin vendas FOX 29: “Ajo ishte në punë por nuk dimë më asgjë për të”.

Dean Murray, kreu administrativ i zonës West Reading, tha se disa rezidentë ishin zhvendosur nga dëmtimi i banesave të tyre.

Ky nuk është aksidenti i parë tragjik me shpërthim ose zjarr në stabilimentet ushqimore në SHBA muajt e fundit, teksa incidente të rënda ndotëse janë regjistruar gjithashtu në hekurudhat e vendit.

Në faqen e internetit të kompanisë tradicionale amerikane thuhet se prodhonte produkte çokollate që prej vitit 1948 dhe se kishte 850 punonjës në selinë kryesore të West Reading.