5 këshilla për karrierë efektive

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fokusohuni në planet e karrierës të paktën një herë në vit.

Bëjeni qëllimin tuaj kryesor të fokusoheni në planet e karrierës tuaj çdo 12 muaj. Tamam siç vizitojmë mjekun çdo vit, planifikimi I karrierës duhet të ndërmerret të paktën çdo ditë. Zgjidhni një ditë një herë në vit, dhe bllokoni çdo shpërqendrim që të mund të fokusoheni. Vendosni qëllim ti pyesni vetes pyetje të rëndësishme si “A jeni të lumtur me karrierën aktuale?”, “Ku dëshironi ta shihni veten në 5 vitet e ardhshme?” etj.

Zbuloni çfarë pëlqeni dhe nuk pëlqeni

Mendoni për pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja duke qenë se është e pashmangshme se disa nga ata do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse jeni pak konfuzë, konsultohuni me një këshillues karriere. Shkruani pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja dhe nëse puna juaj aktuale është e mbushur plot me mospëlqime, ju e dini se ç’duhet të bëni.

Kini qëllime të qarta

Të pasurit e qëllimeve të qarta është e rëndësishme për planifikimin e karrierës. Le të themi që do të rifilloni dhe do të zhvilloheni në 5 vitet e ardhshme. Nëse kjo është çështja, punoni hap pas hapi, dhe shpërbleni veten kur të arrini çdo pikë të këtij qëllimi.

Eksploroni karriera të tjera opsionale

Zgjeroni horizontin tuaj dhe zbuloni opsione të ndryshme karriere edhe nëse nuk janë të lidhura me fushën tuaj të studimit. Fusha juaj mund të jetë fizika por keni një interesim të madh për teatrin. Në vend që të hiqni dorë nga interesat tuaja, arrini te dikush që ka eksperiencë të mjaftueshme në fushën që ju dëshironi. Diskutoni ide me ta, dhe njihni udhëtimin e tyre profesional që të dini se çfarë gabimesh që shmangni dhe cilat këshilla duhet të ndiqni.

Njohjet, Njohjet, Njohjet

Njohjet janë vitale për çdo karrierë, prandaj komunikoni me çdo person që mundeni. Asnjëherë nuk e dini se kur mund t’ju duhet një kontakt. Shkoni nëpër evente ku mund të bisedoni dhe të njihni punëdhënësit/punonjësit dhe partnerë biznesi potencialë, shkoni nëpër konferencat e biznesit, dhe sigurohuni të keni një profil të rregullt në LinkedIn ku mund të krijoni kontaktet profesionale.

You may also like