5 faktorët që ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së syve

by admin
Spread the love

Pavarësisht se çfarë ngjyre i keni sytë të gjithë ju e keni menduar veten se si do të dukeni më një ngjyrë ndryshe. Pak prej nesh e dinë që ngjyra e syve ndikohet nga disa faktorë. Ne do t’iu tregojmë më poshtë disa prej tyre sipas ‘The Bright Side’:

1-Humori.

Është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në ngjyrën e syve. Kur ne përjetojmë emocione të forta ngjyra e irisit ndryshon. Ajo mund të errësohet ose të çelet.

2-Dieta.

Një dietë ushqimore e pasur me fruta dhe perime ndryshon ngjyrën e syve. Tek personat që janë vegjetarianë ka një ndikim akoma dhe me të madh. Ushqimet që ndikojnë më së shumti janë spinaqi, mjalti, frutat e detit, qepa, vaji i ullirit dhe arrat.

3-Makeup dhe veshja.

Femrat me sy ngjyrë kafe mund të veshin veshje të arta, rozë, jeshile për t’i bërë sytë të duken me ngjyrë më të çelët.

4-Drita e diellit.

Të gjithë e kemi vënë re se kur dalim në diell sytë duken më të çelët dhe ndryshojnë ngjyrë.

5-Lazeri.

Personat që kanë bërë ndërhyrje me lazer në sy për korrigjimin e tyre kanë patur ndryshime në ngjyrën e tyre, kjo për shkak të ndikimit të lazerit në melaninën e irisit./revistawho.com

You may also like