469 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.296 testime, ndërsa janë regjistruar 469 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 375 pacientë të shëruar.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 208.467, prej të cilëve 192.745 janë shëruar, ndërsa 7.307 kanë ndërruar jetë. ./SHENJA/


You may also like