46-vjeçari vdes në një lokal në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 46 vjeçar ka ndërruar jetë në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Klankosova.tv merr vesh se i njëjti ka vdekur si pasojë e problemeve shëndetësore teksa policia rastin po e cilëson si “vdekje e dyshimtë”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti.

You may also like