435 raste të reja, nëntë të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6 651 testime ndërsa janë regjistruar 435 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 pacientë.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur gjashtë persona. Sipas Regjistrit të personave të vdekur nga Termini im, janë regjistruar tre persona të vdekur.

Numri i personave të diagnostifikuar me kovid që nga fillimi i pandemisë është 225 484 i pacientëve të shëruar 212 380, ndërsa i të vdekurve 7 969.

Numri i rasteve aktive është 5 135. /SHENJA/


You may also like