410 raste të reja, 10 të vdekur në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.674 teste të kryera janë regjistruar 410 raste të reja me virusin korona. 185 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 290 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 10 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 215.995 raste, prej të cilëve 200.293 janë shëruar, kurse 7.592 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.110 raste aktive me Covid-19.


You may also like