409 raste të reja, 10 të vdekur nga KOVID-19 në RMV

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 4.751 testime, ndërsa 409 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur 9 persona. Në bazë të dhënave të Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini im një person ka vdekur nga kovid-19.

Në 24 orët e fundit 289 persona janë shëruar nga koroanvirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të infektuar nga koronavirusi është 223 739, numri i të shëruarve 211 021, i të vdekurve 9 917.

Numri i rasteve aktive është 4 801. /SHENJA/

 

 

 

 

 


You may also like