40-vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës – Krerët e shtetit thonë vrasja e tyre ishte grushti më i rëndë për Lëvizjen Kombëtare

by admin
Spread the love

Në 40-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri Albin Kurti ka organizuar akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin krerët më të lartë të
shtetit, teksa vepra e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, u tha se do të mbetët
e pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë
se vrasja e tyre ishte në rrugën drejtë bërjes së Kosovës republikë, teksa
shtoi se ata u vranë nga shërbimi sekret i Serbisë.

“Të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja
e Serbisë. Përkulemi para tyre dhe jemi falënderues që kauza e tyre është
realitet. Jusufi Bardhoshi e Kadriu ishin kalitur për Idenë e Kosovës për
republikë. Jusufi Bardhoshi dhe Kadriu mbesin referencë e kohës për angazhimin
përkushtimin dhe këmbënguljen për idenë e Kosovës shtet. Ata janë konsistent
dhe ju kanë mbijetuar shumë situatave. Ata e kishin të qartë që liria nuk është
koncept individual.

“Sot teksa kujtojmë ata kemi mundësinë të
reflektojmë për rrugën e zorshme që ka kaluar shteti jonë. Vrasja e tyre ishte
goditje e madhe edhe për mërgatën tonë. Ata ecën në rrugën e nderit që ishte e
zorshme por edhe e kollajshme. Shteti ynë e mbanë vulën e tyre. Qoftë i përjetshëm
kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”, ka thënë
presidentja Osmani.

E kryeministri Albin Kurti, tha se ata besonin
në populli e tyre nga i cili vinin për te mos u shkëputur.

“Liria e tyre ka qenë ëndrra e përditshme dhe
e përjetshme për ta. Vrasësit mbesin të pa zbuluar edhe sot por një është
zbuluar UDB-ja gjakatare. Atentat politik i organizuar nga pushtuesi jugosllav
mu në gjirin dhe në ndërgjegjen Evropiane. Mërgata shqiptare po shndërrohej një
forcë e rrezikshme jugosllave. Ata duhet te eliminoheshin prej UDB qoftë edhe në
gjirin e Evropës. Vrasja e heronjve ishte grushti më i rendë për lëvizjen kombëtare
shqiptare. Fisi dhe shoqëria politike janë në këtë treshe  heronjsh. Falë Jusufit ne zbulojmë që njeriut
nuk i humbet kurrë liria. Jusufi nuk ndaloj por e ndalën”, tha Kurti ku tutje
lexojë vargjet e Jusuf Gërvallës mbi nënën, lirinë, artin dhe publicistikën e
tij.

Nora Gërvalla mbesa e Jusufit tha se gjyshi i
saj për të është shembull. Teksa tha se jeton dhe vepron në mërgatë, sipas saj jeta
dhe njerëzit në Kosovë janë shumë optimist.

Madje ajo tha se gjyshi i saj kur kishte filluar rrugën e lavdishme e kishte synim lirinë e vendit mirëpo nuk e ka ditur se sot Kosova do të arrinte këtu.

“Edhe pse jetojmë një jete krejt ndryshe ne  por në parimet që na ka mësuar gjyshi. Njerëzit në Kosovë janë krejt optimizëm. Kur e ka filluar betejën gjyshi im nuk e ka ditur që do të mbërrijnë këtu. Faleminderit që asnjëherë nuk e keni harruar gjyshin tim bacën Bardhosh dhe Kadri Zekën”, u shpreh ajo.

Më 17 janar të vitit 1982, u vranë mizorisht vëllezërit
Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanisë.

You may also like