40 punonjësit e bllokuar kalojnë natën e tretë në tunelin e shembur në Indi (video-foto)

by admin
Spread the love

Rreth 40 punonjës ndërtimi në Indi pritet të kalojnë natën e tretë të bllokuar brenda një tuneli autostrade pranë Himalajave, teksa skuadrat e shpëtimit thanë se duhet dhe rreth 24 orë për të arritur te ta.

Grupet e shpëtimit po gërmojnë dhe presin rreth 40 metra gurë të rënë e beton të shembur me mjete të rënda, teksa kanë hequr dorë nga hapja e një kalimi të veçantë për të nxjerrë punëtorët.

Teksa u mbeten rreth 19 metra për të arritur te të bllokuarit ata po përpiqen gjithashtu të hapin një vrimë rreth 75 cm të gjerë mes të cilës punonjësit të mund të dalin duke u zvarritur.

Shembja e papritur e galerisë të dielën i la ata 200 metra larg në materiale inerte në tunelin Silkyara, edhe pse raportohet se kanë një shpellë të gjerë ku mund.

Rreth 200 punonjës shpëtimi janë angazhuar në dërgimin e oksigjenit te të bllokuarit, dhe mësohet se kanë vendosur linja komunikimi me ta.

Qeveria vendore e Uttarakhand tha se besonte se do të kishte përfunduar sot shpëtimin e punonjësve, por rënia e të tjera inerteve nga malet ka komplikuar operacionin.

“Besojmë se do t’i shpëtojmë pasi kanë oksigjen dhe ushqim që po i kalohen me linjat e hapura”, tha Devendra Singh Patwal, i agjencisë së katastrofave.

Pamjet nga vendngjarja tregonin sot kamiona që shkarkonin tuba çeliku në platformën ku po kryhen gërmimet.

Videot tregonin gjithashtu masa të mëdha betoni që bllokojnë hyrjen e tunelit dhe shufra të spërdredhura hekuri në rrënoja.

Tuneli i Silkyara i cili është 13 metra i gjerë dhe 15 metra i lartë, po ndërtohet si pjesë e projektit të qeverisë për lidhjen rrugore me tempujt e pelegrinazhit Hindu në Uttarakhand, ku ndodhen disa nga tempujt më të shenjtë të Hinduismit.


Videot tregonin gjithashtu masa të mëdha betoni që bllokojnë hyrjen e tunelit dhe shufra të spërdredhura hekuri në rrënoja.


Top Channel

You may also like