4 ndeshje të Serie A në Oversport dhe Tibo, Roma dhe Lazio zbresin në fushë

by admin
Spread the love

Seria A filloi me spektakël dhe shumë gola mbrëmjen e djeshme në Oversport dhe Tibo. Milani dhe Interi kaluan me sukses provën e parë sezonale, duke fituar ndeshjet respektive. Me tre pikë nisën sezonin edhe Torino e Atalanta, që fituan larg shtëpisë ndeshjen hapëse të kampionatit.

Sot është radha e skuadrave të kryeqytetit për të zbritur në fushën e blertë. Në orën 18:30 Lazio do të bëjë debutimin sezonal në Serie A në “Olimpico” përballë Bolognas. Pretendimet e bardhekaltërve janë të mëdha këtë sezon dhe merkato e klubit ka qenë cilësore. Në po të njëjtin orar, Fiorentina do të luajë kundër Cremoneses në shtëpi. Skuadra e Italianos kërkon që të vazhdojë me paraqitjet e mira të sezonit të kaluar.

Formacionet e mundshme

Në mbrëmje në orën 20:45 është radha e Romës për të zbritur në fushën e blertë. Verdhekuqtë kanë bërë një merkato shumë të mirë dhe ka kuriozitet të madh për të parë se si do të paraqitet skuadra e Mourinhos në fushë. Dybala dhe Matic pritet të debutojnë me fanellën e Romës si titullarë në transfertën e sotme në Salerno. Spezia-Empoli është sfida tjetër e mbrëmjes së sotme më kampionatin italian.

formacionet e mundshme

Të gjitha ndeshjet e Serie A mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në kanalet Oversport të paketës Tibo.

You may also like