321 pacientë po trajtohen nga COVID-19

by admin
Spread the love

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 321 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e tyre thuhet se 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore, përcjell Klankosova.tv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Gjakovës, 25 pacientë

Spitali i Pejës, 67 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

Spitali i Ferizajt, 24 pacientë

 

You may also like